Transmetuar më 27-04-2017, 09:17

Ramush Haradinaj më në fund është i lirë. Gjykata e Colmar në Francë në orët e para të ditës së sotme, vendosi që ish- Kryeministri i Kosovës të lihet i lirë.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u ndalua në 4 janar, në Francë, në bazë të një urdhër arresti të vjetër të autoriteteve serbe, i akuzuar për krime lufte.

Duke folur pas seancës ai tha, “Gjykata rrëzoi kërkesën për ekstradim drejt Serbisë, tani jam i lirë. Procedura u mbyll. Shpresoj që sot të mbërrij në Kosovë, pasi janë humbur katër muaj, koha është e çmueshme”.

Ai deklaroi mes mbështetësve se shqiptarët fituan në këtë përballje. /a.y/noa.al