Transmetuar më 22-04-2017, 19:35

Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare Ndue Shyti, një nga krijuesit dhe instrumentistët më të njohur në botën e muzikës shqiptare.

Ndue Shyti, me origjinë nga rrethi i Pukës, i vlerësuar me titujt “Artist i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”, është quajtur edhe “Mbret i çiftelisë”, përmes së cilës prodhoi edhe simfoni.

Ndue Shyti mbylli sytë në orën 13:30 të datës 20 Prill 2017.

Artisti ishte shumëdimensional, interpretues në pesë vegla, krijues dhe dirigjues në orkestrën më të madhe të muzikës popullore, ku është nderuar me çmimet më të larta të kohës.

Ndue Shyti, njihet ndryshe edhe si “Paganini” i çiftelisë shqiptare.

Ndue Shyti lindi më 10 shtator të vitit 1934 në Gojan të Pukës dhe njihet si krijuesi i një orkestrine me 100 instrumentistë popullorë në ansamblin Puka./a.k/noa.al/