Transmetuar më 21-04-2017, 16:05

Ju kujtohet Eman Ahmed Abd El Aty e cila peshonte 500 kilogramë dhe nuk kishte mundur të dilte nga shtëpia për 25 vjet? Epo tani dy muaj pas operacionit të cilit iu nënshtrua në një spital indian në Mumbai, gruaja egjiptiane ka humbur plot 250 kg pas operacionit.

Spitali thotë se ajo tani mund të ulet në një karrige me rrota dhe të qëndrojë ulur për periudha më të gjata kohe. Spitali ka publikuar tashmë pamje të reja të pacientes, ku duket qartë humbja e peshës.

Operacioni i humbjes së peshës përdoret si mundësi e fundit për të trajtuar njerëz që janë obezë, në përmasa të rrezikshme.

Gruaja egjiptiane vazhdon të humbasë peshë, por një atak kardiak që ajo kishte kaluar kur ishte fëmijë, ka bërë që ajo të mbetet e paralizuar në njërën anë të trupit dhe të ketë vështirësi në të folur apo të gëlltitur.Humbja e peshës do të thotë që ajo mund të mos jetë më gruaja me peshën më të madhe në botë. /b.l/noa.al/