Transmetuar më 21-04-2017, 08:04

Deputeti i Shkodrës Tom Doshi, pas shkëputjes prej kohësh nga radhët e Partisë Socialiste, tashmë ndahet përfundimisht prej saj.

Në zgjedhjet e 18 qershorit ai do të kandidojë me një parti tjetër dhe konkretisht me Partinë Social Demokrate, të Skënder Gjinushin.

Ky pohim u bë nga kreu i PSD, i ftuar në emisionin “Opinion”, kur deklaroi se Doshi do të jetë në listat e PSD në Shkodër.

Tom Doshi u përjashtua nga radhët e Partisë Socialiste afro një vit më parë, pasi deklaroi se me urdhër të kryeparlamentarit Ilir Meta, ndaj tij po përgatitej një atentat. /a.y/noa.al