Transmetuar më 20-04-2017, 18:26

Për të ndërgjegjësuar qytetarët, se edhe lëvizja më e vogël e gabuar mund të ketë pasoja fatale, autoritetet rrugore në Paris kanë krijuar një simulim të aksidenteteve.

Bëhej fjalë për një tabelë të quajtur "The Virtual Crash Board" dhe në momentin që këmbësorët nuk respektojnë shenjat sinjalizuese, dëgjohet zhurma e frenimit të makinës dhe përplasjes, që të shtyn të mendosh se në të vërtetë ka ndodhur një aksident.

Kjo pajisje fotografon më pas këmbësorin dhe e shfaq imazhin e tij në ekran të shoqëruar me një mesazh parandalues. Çdo vit në Paris rreth 4500 këmbësorë janë viktima të aksidenteteve rrugore. /b.l/noa.al/