Transmetuar më 20-04-2017, 16:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar mbledhjen e sotme pa një vendim për kërkesën e Partisë Socialiste dhe LSI-së për shtyrjen e afatit për regjistrimin e koalicioneve.

Kreu i KQZ -së Denar Bina deklaroi se institucioni që ai drejton nuk ka pse të marrë një vendim të njëanshëm për shtyrjen e fatit të regjistrimit të koalicioneve, "pa opozitën do të ketë proces zgjedhor, por jo zgjedhje të mirëfillta".

Mbrëmjen e të martës, dy partitë e majta kërkuan shtyrjen e afatit të fundit që përcakton ligji edhe për disa të tjera.

Përmes një letre të firmosur nga kryetarët e dy grupeve parlamentare Gramoz Ruçi dhe Luan Rama, këto dy forca argumentonin se koha që kërkojnë është në funksion të përpjekjes për të vijuar për të negociuar me opozitën në mënyrë që ajo të futet në zgjedhje.

Ruçi e Rama kujdesen që t’ju bëhet e qartë anëtarëve të zgjedhur të KQZ-së që nëse ndërmarrin një hap të tillë nuk do të kishte asnjë penalitet për ta. /b.l/noa.al/