Transmetuar më 20-04-2017, 14:56

Një grua në Tiranë është mbajtur mbyllur për disa orë në shtëpinë ku ajo punonte.

Ngjarja ka ndodhur ditën e martë, më 18 prill, në rrugën “Mihal Grameno”.

Dh.M., 42 vjeçe banuese në Tiranë, ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, mirëmbajtësen e shtëpisë 38- vjeçaren F.B., banuese në Tiranë.

Noa.al mëson se gjithçka ka ndodhur pasi e zonja e shtëpisë e akuzonte pastruesen se kishte vjedhur disa sende me vlerë.

Por pavarësisht mohimit të saj, e ka mbajtur të mbyllur në shtëpi deri në orët e mbrëmjes së të martës, ku më tej e ka lënë të largohej.

Pas kësaj F.B., është drejtuar për në komisariat, ku ka bërë denoncim ndaj 42- vjeçares, e cila është vënë nën hetim.

Në rast se kjo akuzë provohet sipas Kodit Penal, heqja e paligjshme e lirisë së personit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. /a.y/noa.al