Transmetuar më 19-04-2017, 11:46

Një vajzë me mjekër ka postuar fotot e saj me të dashurin duke i shokuar të gjithë me pamjen e saj si dhe me idenë që i dashuri është shumë i dashuruar pas saj.

Bëhet fjalë për 24-vjeçaren amerikane, Alma Torres e cila në moshën 16-vjeçare u diagnostifikua me sidromën PCOS (Polycystic Ovary Syndrome), sindromë e cila bën që tek femrat të trashen përtej normales qimet e fytyrës.

Krahas rritjes së mjekrës, Alma për shkak të kësaj sindrome që mbart shton peshë shumë lehtë si dhe vuan nga infertiliteti, rrezikon të bëhet nënë.

Për shumë vite me radhë Alma e ka pasur të vështirë të pranojë pamjen e saj jo normale. Ndërkohë që “tani jam gati të vendos mjetet e rrojes në fytyrë dhe të kujdesem për mjekrën time”, thotë 23-vjeçarja, shkruan noa.al.

Alma punon si fotografe dhe për 5 vjet me radhë është mbështetur nga i dashuri i saj Taylor, i cili më herët vazhdimisht e ndihmonte t’i hiqte me piskatore qimet e trasha në fytyrë.

22-vjeçari Taylor, mendon se mjekra “e bukur” e të dashurës së tij nuk është aspak për të ardhur turp apo për tu ndjerë keq.

Kështu që qimet ne fytyrë nuk e pengojnë aspak 22-vjeçarin t’a dojë të dashurën e tij. Alama e cila jeton në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës thotë se “shpesh më kanë quajtur të shëmtuar, madje më kanë thënë se duhet të vrisja veten. Ata më quanin mua me kancer”, përfundon Alma. /g.v/noa.al