Transmetuar më 19-04-2017, 10:29

Dita e sotme është afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Por, duke marrë parasysh situatën politike në vend, ku opozita ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje pa u krijuar qeveria teknike, dy partitë më të mëdha në koalicion, PS dhe LSI, i kanë dërguar një letër KQZ-së ku kërkojnë shtyrjen e afatit për regjistrim.

Letra zyrtare, mban firmën e dy kryetarëve të grupeve parlamentare, përkatësisht Gramoz Ruçit, të Partisë Socialiste, dhe Luan Ramës, të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në letrën që noa.al disponon, thuhet se, mazhoranca vijon përpjekjet për të negociuar me opozitën për të mundësuar pjesëmarrjen në zgjedhje të gjithë spektrit politik, ndaj kërkohet shtyrje e afatit për regjistrim.

Dy bashkëkryetarët e mazhorancës, kanë intensifikuar takimet e tyre kohët e fundit, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për ngërçin politik, por ende nuk është arritur diçka konrete.

Sipas kodit zgjedhor, afati për regjistrim, përfundon në orën 12 pas mesnate.

Letra: 

Drejtuar: Komisionit Qendror te Zgjedbjeve (KQZ)

I nderuar z. Kryetar,

Te nderuar anetare te KQZ,

Me ane te ketij komunikimi, ne respekt te neneve 64 dhe 65 te ligjit nr. 10019, date 29.12.2008 (i ndryshuar) “Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise”, i cili rregullon perkatesisht ne lidhje me regjistrimin e partive politike ne zgjedhje si dhe ne lidhje me regjistrimin e koalicioneve zgjedhore, duke parashikuar si afat perkatesisht periudhen kohore “jo me vone se 70 dite perpara dates se zgjedhjeve” dhe “jo me vone se 60 dite perpara dates se zgjedhjeve” dhe, duke pasur parasysh qe afati ne lidhje me regjistrimin e koalicioneve zgjedhore permbushet ne date 19.04.2017, ne mbeshtetje te neneve 41 e vijues te Kodit te Procedurave Administrative, ju drejtohemi me kete kerkese. 

Partia Socialiste, Levizja Socialiste per Integrim dhe partite e tjera te Aleances per Shqiperine Europiane jane ne perpjekje te vazhdueshme per te negociuar me opoziten, per te mundesuar pjesemarrjen e plote te te gjithe spektrit ekzistues politik te vendit ne zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise te dates 18.06.2017. Ne kete kontekst social-politik, i cili nuk mund te neglizhohet nga asnje institucion publik ne vend e, aq me pak nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kerkojme nga ana juaj nje qendrim ne lidhje me mundesine per te shtyre afatin e regjistrimit te partive politike ne

zgjedhje (neni 64 i Kodit Zgjedhor) dhe te regjistrimit te koalicioneve zgjedhore (neni 65 i

Kodit Zgjedhor). 

Ne gjykimin tone, tejkalimi i afateve te parashikuara nga nenet 64 dhe 65 te Kodit Zgjedhor me disa dite, ne nderkohe qe nuk do te sillte asnje pasoje penalizuese, nga ana tjeter do te kontribuonte per te krijuar hapesira per te siguruar nje proces sa me gjitheperfshires.

Duke ju falenderuar paraprakisht,

Partia Socialiste

Kryetar i Grupit Parlamentar,

Levizja Socialiste