Transmetuar më 17-04-2017, 14:42

Bëjnë gjithçka për të mos veshur pantallona- Femrat që i kanë kofshët e shëndosha, e dinë mirë që gjetja e pantallonave me masën e duhur nuk është aspak e thjeshtë. Madje shumë herë ndodh që t’i kenë të ngushta shumë në vithe dhe të mos shkojnë në sinkron në pjesën tjetër të trupit, duke mos i treguar linjat aspak mirë.

Nuk i pëlqejnë tutat- E njëjta gjë vlen edhe për tutat, të cilat duhen blerë dy masa më shumë, për të mos krijuar idenë e streçeve në kofshë.

Druhen prej pantallonave të shkurtra- Edhe pse pantallonat e shkurtra janë shumë në modë, femrat me kofshët e mbushura, nuk do guxonin që t’i vishnin. Kjo pasi ato vënë në pah këmbët, duke i bërë që të duken si salçiçe.

Kanë shpesh acarim të lëkurës– Kur kofshët janë të shëndosha ato fërkohen shpesh gjatë ecjes, duke çuar në acarim të lëkurës. Këshillohet që të hidratoni mirë pjesën mes kofshëve.

Mendojnë se kanë pamje mashkullore– Një femër që ka këmbë të trasha, e krahason veten me një mashkull. Qoftë prej muskujve edhe për yndyrën, duke zhdukur sensualitetin.

Nuk veshin bikini- Ekspozimi i kofshëve të zhveshura është një makth për gjithë ato femra që nuk e pranojnë dot trupin e tyre. Është pikërisht ky motivi për të cilin femrat me kofshët e shëndosha nuk veshin thuajse kurrë bikini.

Nuk pëlqejnë vrapin- Vrapi për një femër me kofshët e shëndosha është një torturë e vërtetë. Arsyeja? Këmbët fërkohen me njëra tjetrën duke përfunduar të gjakosura.

Nuk i kryqëzojnë këmbët- Kryqëzimi i këmbëve për femrat me kofshët e shëndosha nuk pëlqehet aspak, shkruan noa.al. Kjo pasi u ekspozon edhe më shumë defektin, dhe nuk i lejon që të ndihen aspak rehat.

Nuk publikojnë fotografi të këmbëve të tyre në rrjetet sociale– Femrat që nuk i pëlqejnë këmbët e tyre bëjnë gjithçka për t’i fshehur në rrjetet sociale. Hashtagu #hotdoglegs, i inatos së tepërmi femrat me kofshët e mbushura. /a.y/noa.al