Transmetuar më 17-04-2017, 14:27

Lumturia? Qëndron tek dremitja, e cila nuk duhet të jetë shumë e gjatë, madje më pak se 30 minuta.

Është kjo ajo që është zbuluar nga një studim britanik i University of Hertfordshire.

Mbi 1000 persona u pyetën nëse bënin gjumë gjatë ditës, si dhe i’u kërkua që të jepnin një vlerësim për nivelin e tyre të lumturisë.  

Pjesëmarrësit në studim u ndanë në tre grupe, ata që nuk pushonin gare, kush dremiste fare pak, dhe kush flinte më shumë së gjysmë ore. Nga analizimi i të dhënave rezultoi se 66% e atyre që flinin më pak se 30 minuta ishim në të lumtur në raport me pjesën tjetër që flinte më shumë se kaq gjatë ditës.

“Rezultoi se kush fle më pak se 30 minuta është më i përqendruar, më produktiv dhe krijues, ndërsa gjumi më i gjatë ditës shton rrezikun për probleme shëndetësore”, thotë drejtuesi i studimit Richard Wiseman. /a.y/noa.al