Transmetuar më 05-04-2017, 14:35

Telekom Albania është tashmë prej dy dekadash operatori që vazhdon t’u ofrojë klientëve teknologjinë më të mirë. Produktet dhe shërbimet e tij kanë qenë një element i rëndësishëm në rrugëtimin e shqiptarëve për të qenë me të njëjtin hap me vendet e tjera europiane në fushën e teknologjisë dhe më tej. Pas përfshirjes në familjen e madhe Magenta, Telekom Albania ka konsoliduar më tej pozitën si ofruesi i shërbimeve me rrjetin më të fuqishëm të testuar në Shqipëri nga kompania ndërkombëtare P3 Communications, si edhe përvojën më të mirë të klientit në vend.

NOA.al: Me avancimin e teknologjisë dhe ofrimin e rrjetit 4G madje edhe 4G+, abonentët janë të prirur edhe më shumë të shfrytëzojnë lehtësirat që krijohen duke kërkuar gjithnjë e më shumë shërbime të reja. Cili është impakti që sjell te qytetarët dhe jeta e tyre e përditshme?

Përparimi i teknologjisë ka bërë që sot të konsiderohet e zakonshme kryerja online e një numri gjithnjë e më të madh shërbimesh, si blerjet online, pagesat e faturave, menaxhimi i llogarive personale, rezervimet e udhëtimeve, etj. Për kryerjen e të gjitha këtyre shërbimeve, thelbësor është rrjeti; dhe rrjeti ynë 4G+ bën që këto shërbime të funksionojnë në mënyrë të përsosur, duke rritur potencialin e veprimeve dhe duke shkurtuar kohën e kryerjes së tyre.

Lundrimi tepër i shpejtë në rrjetin më të besuar në Europë, i jep mundësi publikut të bëhet pjesë e një bote që është nisur tashmë drejt dixhitalizimit. Po ashtu, shpejtësia e jashtëzakonshme e transferimit të informacionit nga njëra pajisje në tjetrën, i përfshin natyrshëm abonentët tanë në një shoqëri që bëhet përherë e më e lidhur.

NOA.al: Sa për qind e popullsisë mbulohet aktualisht me shërbimin 4G dhe 4G+?

Është bërë një punë shumë e madhe gjatë viteve të fundit për përhapjen sa më të madhe të rrjetit, në të gjitha zonat e Shqipërisë dhe sot Telekom Albania mbulon 78% të popullsisë me shërbimin 4G ose siç njihet ndryshe LTE. Mund të pohoj se, në sajë të kapaciteteve tona teknike dhe njerëzore, rrjeti ynë është shumë i fuqishëm edhe në zona të vështira gjeografike. Megjithatë asnjëherë nuk ndalet puna për të arritur standarde përherë e më të larta.

NOA.al: Mund të na evidentoni disa shërbime që mund të aksesohen nga abonentët në sajë të evoluimit të teknologjisë që ju po përdorni?

Telekom Albania ofron produkte të personalizuara për klientët, duke iu përshtatur natyrës së secilit biznes. Këtu dua të përmend shërbimin Office 365, në partneritet me Microsoft. Gjithashtu Dentem, një program i cili i dedikohet veçanërisht dentistëve dhe punëve të tyre të përditshme, duke i ndihmuar ata të planifikojnë më mirë oraret me pacientët, të menaxhojnë të dhënat e tyre klinike etj. E thënë ndryshe, një klienti biznesi sot mund t’i ofrohen disa shërbime në një faturë, duke plotësuar kështu nevojat e përditshmërisë në komunikim si dhe në infrastrukturë, përfshirë lidhjen internet apo lidhje të dedikuara për çdo klient, së bashku me pajisjet e nevojshme. Në lidhje me pajisjet elektronike, Telekom ofron mundësinë e marrjes me këste, pa asnjë kosto shtesë, duke u ofruar bizneseve të reja një kosto fillestare më të ulët.

NOA.al: Një shërbim risi i cili nisi të aplikohet këto ditë në Tiranë është parkimi elektronik me SMS. Si funksionon ky shërbim?

Mjafton që targën e makinës ta dërgosh me anë të një SMS-je në numrin 50500 dhe pagesa është kryer. Tarifa është 100 lekë në orë. Konfirmimi vjen nëpërmjet një mesazhi në numrin tuaj, së bashku me numrin e biletës elektronike. Pesë minuta para përfundimit të kohës, një tjetër SMS ju kujton se koha po mbaron. Pra, Telekom Albania ofron programe të plota për komunikimin, njëkohësisht edhe zgjidhje që lehtësojnë jetesën e njerëzve.

Ky është vetëm njëri prej një vargu shërbimesh të kësaj natyre, të cilat ne jemi duke i zbatuar, në shërbim të publikut të gjerë. Këtu duhet theksuar ekspertiza teknike që na jep Grupi Deutsche Telekom, me zgjidhje të larmishme të cilat janë teknologji që përdoren në vendet europiane.

NOA.al: Një pjesë e abonentëve janë kompani. Çfarë u ofroni ju atyre me teknologjinë e re?

Telekom Albania ofron prej disa vitesh tashmë një portofol gjithëpërfshirës ofertash të përshtatura për nevojat e profesionistëve, të kompanive të vogla e të mesme, si dhe korporatave të mëdha, duke përfshirë edhe një sektor tejet të rëndësishëm, i cili është sektori publik. Portofoli përfshin të gjithë nevojat e komunikimit që ka sot një biznes, duke filluar nga shërbimet bazë deri tek ato të personalizuara, si agjent shitjeje të specializuar, internet të dedikuar, apo infrastrukturë teknologjike të përshtatur.

Telekom Albania, si pjesë e Grupit Deutsche Telekom, ka marrëveshje partneriteti me gjigantë ndërkombëtare si Microsoft, Samsung, Apple, HP,Cisco etj. Këto bashkëpunime ne i shndërrojmë në mundësi konkrete përfitimi për kompanitë që janë abonentë tanët.

Numri Telekom siguron edhe shërbim shëndetësor falas, në partneritet me spitalet më të mira private në vend. Thjesht duke u regjistruar në programin ONE LIFE, përfitoni vizita dhe kontroll mjekësor falas. Përmes këtij shërbimi, Telekom Albania i jep një këndvështrim të ri zotimit të saj për t’u përmirësuar njerëzve cilësinë e jetës nëpërmjet teknologjisë. Kompania ofron jo vetëm produkte dhe shërbime që mundësojnë komunikimin mes njerëzve dhe lehtësojnë jetën e tyre të përditshme, por u jep atyre edhe mundësinë të kujdesen për shëndetin e tyre.

NOA.al: Një tjetër shërbim që ju keni mundësuar është E-konsullata. Si funksionon dhe cili është impakti tek emigrantët dhe familjet e tyre?

Aplikacioni e-Konsullata përmban informacione të shumta, të cilat i vijnë në ndihmë çdo qytetari shqiptar me banim brenda dhe jashtë atdheut. E-konsullata përmban informacion zyrtar në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm për lëvizjen ndërmjet shteteve, kontaktet e përfaqësive të shtetit shqiptar në botë, marrjen e shërbimeve konsullore në raste emergjente dhe shpërndarjen e njoftimeve paralajmëruese. Ky aplikacion përditësohet vazhdimisht, në vijim të zhvillimeve të reja për politikat e lëvizjes së qytetarëve.

NOA.al: Telekom Albania është pjesë e Deutsche Telekom, grupi me i madh i telekomunikacionit në Europë, i cili së fundmi ka arritur vlerën më të lartë të markës në historinë e saj, me rritje 300%. Në këtë mënyrë, Deutsche Telekom ruan vendin e parë si marka më me vlerë e telekomunikacionit në Europë. Sa ndikim ka ky fakt për Telekom Albania dhe përdoruesit e saj?

Marka Telekom nënkupton përparësi teknologjike, përvojë të pakrahasueshme abonenti dhe rrjetin më të besuar në Europë. Në këtë kuadër, filozofia jonë, përgjegjshmëria jonë e korporatës dhe çdo veprim i yni synon të sjellë vlera për abonentët tanë dhe shoqërinë. Abonentët tanë janë të lidhur në çdo kohë dhe në çdo vend, siç e shpreh slogani ynë “Çaste që na lidhin”. Telekom Albania identifikon produkte novatore që në fazë fillestare dhe i zhvillon në bashkëpunim me partnerët. Kjo aftësi formon bazat e besimit – një përbërës thelbësor i marrëdhënieve afatgjata.

NOA.al: Është bërë zakon prej vitesh, AMC e më tej Telekom, sjellin të parët në Shqipëri gjeneratën e fundit të telefonave celularë. A do të vazhdojë kjo traditë?

Tradita do të vazhdojë jo vetëm për telefonat celularë, por gjithashtu dhe për risitë e tjera teknologjike. Telekom Albania ka marrëveshje me prodhuesit më të mëdhenj botërorë të

pajisjeve, Apple, Samsung, HTC, LG, Huawei, etj. që na japin mundësi të ofrojmë gjithmonë modelet më të reja.

NOA.al: Ndërkohë jeni duke ofruar shërbimin e televizionit në celular. Si funksionin ky shërbim dhe çfarë risish sjell?

Mobile TV është një aplikacion për sistemet operative iOS dhe Android, i cili është lehtësisht i përdorshëm nga çdo pajisje që abonenti ka, mjafton të ketë akses në internet, pa marrë parasysh vendndodhjen gjeografike të klientit. Shpesh e quajmë: TV më vete, kudo që të ndodhesh. Me aplikacionin Mobile TV, një ndeshje sportive, film apo dokumentar është lehtësisht i aksesueshëm dhe në dorën e secilit.