Transmetuar më 30-03-2017, 20:43

Për femrën është shkruajtur shumë por ajo që është e sigurtë, është se jeta jonë nuk mund të konceptohet pa femrën.

Njihuni me disa tipare të karakterit femëror sipas muajve që janë lindur:

Janar

Femrat e lindura në muajin janar janë shumë ambicioze, por më tepër serioze dhe konservatore. Ato lejojnë tu afrohen vetëm njerëzve që janë në të njëjtin nivel intelektual me to.

Shkurt

Femrat e lindura në këtë muaj janë shumë romantike dhe kanë nevojë për tu trajtuar me durim. Nëse se i tradhtoni ato kurrë nuk do të kthehen pas.

Mars

Janë shumë besnike dhe të përkushtuara. Këto femra e kanë të vështirë të bien në dashuri. 

Prill

Janë diplomate dhe mund të ndërveprojnë mjaft lehtë me çdo person. Shumica e tyre janë shumë xheloze. Vajza e lindur në  prill do ju bëjë njeriun më të lumtur në tokë.

Maj

Janë këmbëngulëse dhe besnike ndaj parimeve që ata kanë. Ato janë gjithashtu shumë tërheqës, dhe e kombinuar kjo  me karakterin e tyre të vështirë, ato  mund të bëhen të rrezikshme për çdo njeri që bie në dashuri me to.

Qershor

Janë vajza shumë kurioze, komunikuese dhe krijuese. E metë e tyre është se ato flasin para se të mendojnë. Femrave të  lindura në qershor është më mirë tu  thuash të vërtetën në fytyrë.

Korrik

Janë shumë të ndershme, misterioze, të bukura dhe shumë të zgjuara. Nuk duan konflikte.

Gusht

Janë me zemër të madhe dhe kanë një ndjenjë të jashtëzakonshme humori.

Shtator

Janë të disiplinuara dhe nuk do të falnin kurrë një tradhëti. Mos i lëndoni pasi do të kërkojnë të hakmerren.

Tetor

Kanë karakter të fortë dhe nuk qajnë asnjëherë para të tjerëve.

Nëntor

Janë gjithmonë një hap përpara të tjerëve. Karakteristika e tyre kryesore është se mund të dallojnë menjëherë njerëzit që gënjejnë.

Dhjetor

Janë shumë të paduruara. Atyre nuk u mungon asnjëherë fati, pasi nga çdo situatë dalin fituese.