Transmetuar më 20-03-2017, 21:38

Në shtëpinë e Big Brother Albania 9, ka nisur të bëhet më e gjallë dhe më aktive jeta e 20 banorëve.

Ata janë ndarë në tre grupe. Në të parin janë 10 vetë, çifte, ku siç NOA.al mëson nga ekipi i BB9, disa prej tyre janë çifte të sajuara në funksion të lojës së BB9 dhe të njohur rishtas.

Në grupin  e dytë bëjnë pjesë pesë vajza kurse në të tretin, pesë djem. 

Mbrëmja e së shtunës shënoi hyrjen e tyre në BB9 dhe e diela ishte dita e parë. Kurse e hëna e sotme ishte e dyta ditë që banorët e BB9 kanë nisur jetën në shtëpinë e këtij reality shoë, më i njohuri në Shqipëri.

Gjatë kësaj dite siç shihni në përmbledhjen (tre videot e mëposhtme) si dhe në fotot dhe tekstet e përzgjedhura më poshtë, kanë filluar gërricjet e para, debatet e para dhe mbi të gjitha, lojërat e para.

Vajzat flasin për meshkujt, Xheni: Unë jam mësuar me italianë

Vajzat flasin për meshkujt që i pëlqejnë atyre dhe për marrëdhëniet mes çiftit gjatë lidhjes.

Armela thotë se e sheh si shumë të rëndësishme mënyrën se si e gjuan një djalë. Ajo shtonë se pas lidhjes, “mashkulli i saj’ nuk duhet t’i bëjë më këto veprime. “Më pëlqejnë gjithashtu edhe djemtë që përkëdhelin, ata që shkruajnë. Por nuk më ka rastisur me tipa të tillë”, shprehet Armela.

Ndërsa për Xhenin është krejt e kundërta. “Mua nuk më pëlqejnë tipa të tillë”, thotë ajo. “Unë jam mësuar me italianë. Ata kanë një gjë të bukur se kur të njohin nuk të lëshojnë”, thotë Xheni.

Armela thotë se i pëlqejnë meshkujt me vetëbesim.

Vazhdojnë debatet mes djemve. “Je skandal!”

Edhe pse është vetëm dita e tretë për banorët në shtëpinë e Big Brother, debatet mes tyre kanë nisur dhe “lufta” duket e fortë.

Në qendër të tyre janë vënë Danjeli dhe Ervini, të cilët nuk kanë kursyer as ofendimet.

Danjeli: Je skandal. Ti kërkon material me analizuar secilin këtu.

Ervini: Po, në lojë jemi.

Danjeli: Jo kështu lojërash se je dy metra djalë. Po lë nam.

Ervini: Nëse do të flasësh më mua m’u drejto në emër, mos më thirr mua ‘plako’.

Danjeli: Nëse ti e cilëson këtë fjalë ofendim atëherë është punë për ty. Për mua nuk është kështu.

Për djemtë nuk e mbyllën me kaq. Ata vazhduan debatin dhe këtë herë ishte çështja e gatimit dhe larjes së enëve. Danjeli i drejtohet Ervinit duke i thënë se nëse është i aftë mund ta bëjë pa problem ‘zonjën e shtëpisë’.

Por edhe gjatë ngrënies së drekës, ngacmimet mes të dyve vazhduan sërish.

Sherri i parë mes Lupçe dhe Keit

Lupçe dhe Keit kanë zhvilluar edhe debatin e tyre të parë mes njëri-tjetri.

Kei i ka kërkuar për të disatën herë Lupçes që të ulë zërin sepse po shqetëson të tjerët që janë në gjumë, por kjo nuk i ka pëlqyer atij duke reaguar ashpër ndaj saj.

Lupçe: Ec ec se ke të drejtë Kei: Mos me thuaj ec. S’di as të bësh argumente Lupçe: Ti s’je askushi të më tregosh ca të bej unë brenda. Mua me ka edukuar mami dhe babi ti je askushi për mua në këtë botë. Je thjesht një lojtare. Kei: Ke të drejtë, futi një formulë tani Lupçe: Do i fus ca të dua

Më tej Lupçe argumenton se ky është toni që ai përdor dhe nuk kishte asnjë qëllim që të zgjonte të tjerët.

Çiftet flasin për veten, Ejona: Festa ime e çmendur, 8 muajshe shtatzënë

Çiftet nisën të flasin për jetën e tyre jashtë shtëpisë. Ejona, teksa ishte së bashku me Ademin dhe Kein në oborr, nisi të tregojë se nuk kanë shkuar asnjëherë në “party”.

“Ngaqë kemi qenë gjatë gjithë kohës në Berat nuk dimë të kemi shkuar asnjëherë në një festë”, thotë ajo. Ndërsa Kei i thotë se do t’i ftojë menjëherë sapo të dalin nga shtëpia.

Ejona tregon edhe një moment nga shtatzënia e saj për të cilin thotë se e ka ekzagjeruar. “Ishim në Durrës. Dola nga vetja, kam qenë 8 muajshe shtatzënë. Kam nisur të kërcej nën ritmet e një kënge që e pëlqeja pa masë. Por rreth meje ishin mbledhur mbi 10 persona që më filmonin”, thotë ajo.

Olsi flet për futbollin, Keit për homoseksualët

Për çiftet pjesa më e madhe ditës kaloi në pjesën e oborrit, duke marrë rreze e diskutuar mbi tema të ndryshme.

Olsi u pyet nga Kei për karrierën e tij në futboll, por ai u shpreh se tashmë gjithçka mund të quhet e mbyllur. Ai ka një dashuri të madhe për futbollin, edhe pse nuk arriti të vazhdonte karrierën e tij me Klubin e Tiranës. “Tani luaj në kategorinë e tretë, por kjo është vetëm për të mbajtur trupin në formë”, thotë ai.

Më pas Olsi tregon se është duke u marrë me biznes së bashku me vëllain e tij. Ai më pas pyet Kein për punën që ajo bën. “Kam punuar për LGBT. Kam 6 muaj që e kam lënë. U lodha, kam dy vjet e gjysmë që punoj. Gjynah që i shohin kështu se janë njerëz. Kanë qejfin e vetë, mjafton të mos më cenosh mua”, thotë ajo. Teksa flasin për komunitetin LGBT, Kei thotë se më e vështira është për prindërit ta pranojnë se fëmija e tyre është homoseksual.

“Kei, i vetmi vend në Shqipëri që prindërit se njohin djalin. Ka njerëz që bëjnë jetë të 7-fishtë. Shko në shtëpi me një fytyrë, me shoqërinë me fytyrë tjetër, e dalin me tre fytyra”, thotë ajo.

Ndërsa për Ejonën kjo është një temë që nuk i intereson fare.

Kur zihen çuna te Big Brother

Dita nuk nisi mirë për Danjelin sot, i cili fillimisht u bë pjesë e një debati me Damianon, ndërsa tashmë ai ka debatuar edhe më ashpër me Ervinin.

Liridoni dhe Damiano po flisnin në këndin e cigares për Danjelin, duke dalë në përfundimin se ai nuk është vetvetja në shtëpi, pasi po kërkon të bëjë lojë dhe të duket si personazh negativ.

Atyre iu bashkua edhe Ervini, i cili tha se ishte një kapriço e Danjelit ajo që i la pa cigare. Ai futet brenda në dhomë ku gjen aty Danjelin dhe ja shpreh edhe atij këtë gjë.

“Është faji jot që na le pa cigare. Ajo që bërë ti ishte gjest i ulët. Unë të rregullova krevatin”, i tha Ervini Danjelit.

Danjeli thotë se e pranon gabimin dhe i kërkon falje që i la pa cigare. Por Ervini e vazhdon edhe më tej debatin: Si i kap t’i rrobat dhe i hedh ashtu, unë i rregullova. Kujdes me gjestet, a kupton. Të japim respekt, ti na jep respekt, mos i shkel njerëzit me këmbë”, i thotë Ervini Danjelit.

Danjeli: Si s’të vjen turp o plak. Ervini: Pse të më vijë turp. Danjeli: E bën për pikë. Ervini: S’kam ngel me fitu pikë o plak. Je thjesht konkurrent për mua.

Vajzat pyesin, djemtë përgjigjen

Për të komunikuar dhe për t’i pasur sa më pranë, edhe pse përtej xhamit, djemtë janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që vajzat i komunikojnë.

Damiano dhe Liridoni janë afruar pranë vajzave, të cilat qëndrojnë të relaksuara në kolltuqet pak më larg. Dy djemtë i përgjigjen pa hezitim pyetjeve të vajzave. Më pas, aty afrohet edhe Ervini, i cili “ngacmon” Liridonin duke thënë se kërkon ta shohë se si komunikon ai me vajzat.

Më pas, djemtë kuptojnë se po i mbaron dhe letra e janë në vështirësi, kështu nis komunikimin me shenja.

“Nuk ka më letër. Këtë të fundit po e ndaj me Damianon”, thotë Liridonin.