Transmetuar më 20-03-2017, 12:19

Të vësh dy binjakë në gjumë mund të mos jetë një sfidë aq e lehtë sa duket në radhë të parë.

Aventura e Andrew dhe Ryan Balkin u filmuan ndërkohë që ia mbathnin nga krevatet e tyre për një “festë” të vërtetë nate, duke përfshirë seanca gjimnastike dhe bisedë të orëve të vona.

Vogëlushët 2-vjeçarë, të filmuar në dhomën e tyre në qytetin e New York-ut, janë kthyer në një sensacion të vërtetë në rrjetet sociale, me videon e tyre që është parë mbi 11 milionë herë.