Transmetuar më 20-03-2017, 11:38

Pesë këshillat e mëposhtme janë udhërrëfyes për të bërë më shumë para nga sa keni bërë deri më sot.

Fokusohuni më shumë në kursime dhe jo shumë në fitime

Kursimi është gjëja më e rëndësishme për të krijuar pasuri, por nuk duhet të fokusoheni shumë në kursime aq sa duhet të fokusoheni në fitime, pasi që kjo është ajo në të cilën njerëzit e pasur fokusohen. Nuk keni nevojë t’i braktisni strategjitë praktike të kursimit. Por, nëse dëshironi të mendoni si i pasur, mos u brengosni shumë për shpenzimet dhe fokusohuni që të bëni më shumë para, këshillon Siebold.

Nuk keni filluar të investoni

Mënyra më efektive për të fituar më shumë para gjatë kohës është që të investoni, dhe sa më herët që të filloni, aq më mirë. Në mesatare, milionerët investojnë rreth 20% të të ardhurave të tyre çdo vit. Pasuria e tyre nuk matet nga sasia e parave që fitojnë ata çdo vit, por nga ajo se si kanë kursyer dhe investuar gjatë gjithë kohës, thotë Ramit Sethi në “Do t’ju mësoj se si të bëheni të pasur”, transmeton Gazeta Express.

Blini gjëra që nuk mund t’i përballoni

Nëse jetoni duke blerë gjëra që nuk mund t’i përballoni, nuk do të bëheni të pasur. Edhe nëse filloni të fitoni më shumë se më herët, mos e përdorni këtë rritje si një justifikim për t’i dhënë vetës një ngritje jetësore. “Nuk e kam blerë orën e parë luksoze ose veturën derisa kam pasur biznesin tim dhe derisa investimet kishin filluar të prodhonin të ardhura të sigurta”, thotë milioneri Grant Cardone.

Po e ndiqni ëndrrën e dikujt tjetër, jo tuajën

Nëse dëshironi të jeni të suksesshëm, duhet ta doni atë që e bëni – kjo do të thotë të përcaktoni dhe të ndiqni pasionin tuaj. Shumë njerëz bëjnë gabimin e ndjekjes së ëndrrës së dikujt tjetër – si për shembull të prindërve të tyre – thotë Thomas Corley, i cili ka kaluar pesë vite duke hulumtuar milionerët. “Kur i ndiqni ëndrrat dhe qëllimet e dikujt tjetër, ju nuk do të jeni të lumtur me profesionin e zgjedhur”, shton ai.

Nuk keni qëllime për paratë tuaja

Paratë nuk vijnë rastësisht – duhet të punoni për to. Nëse dëshironi të bëheni të pasur, ju duhet të keni një pasqyrë të qartë dhe një qëllim të caktuar para se të bëni një plan financiar për ta arritur atë qëllim. Njerëzit e pasur kanë qëllime me paratë e tyre dhe vizion të qartë.

Besoni se nuk mund të bëheni të pasur

 “Një person mesatar beson se të jesh i pasur është një privilegj i fituar vetëm nga njerëzit fatlum”, shkruan Siebold. “E vërteta është se, në një shtet kapitalist, keni çdo të drejtë për t’u bërë të pasur nëse dëshironi të krijoni vlera të mëdha për të tjerët”. Filloni t’i bëni pyetje vetës, “Pse jo unë?”, inkurajon ai. Më pas, filloni të mendoni për gjëra të mëdha. Njerëzit e pasur krijojnë pritje të mëdha. Pse të mos fitoni edhe ju një milion euro?