Transmetuar më 17-03-2017, 10:59

Banka Qendrore e Europës bën me dije se kartëmonedha më e përhapur, gjithashtu dhe më e falsifikuara është 50 euro, një prerje e mesme dhe më e lehtë për t’u falsifikuar.

BQE ka prezantuar kartëmonedhën e re prej 50 euro e cila në 4 prill do të dalë në qarkullim në shtetet anëtarë të Bashkimit Europian.

Në videon e publikuar paraprakisht të cilën noa.al e sjell më poshtë, tregohet se si do të jetë. Ndoshta jo të gjithë e dinë, por prerja 50 euro përbën gjysmën e eurove që janë në qarkullim. Kartëmonedha e re do jetë shumë më e sigurtë, në sajë të elementëve me ngjyra të ndryshme sigurie./a.y/noa.al