Transmetuar më 17-03-2017, 10:40

Polic ditën dhe vrasës natën. Arsen Bayrambekov, tashmë ish- polic nga Ekaterinburg, në Rusi, u arrestua i akuzuar si vrasës serial.

Ai akuzohet për vrasjen dhe më pas dëmtimin e trupave të gjashtë endacakëve.

“Doja t’i transformoja në zombie, të krijoja një ushtri dhe t’i vija në shërbimin tim”, rrëfeu ai në polici. Nga hetimet u zbulua se ai i përkiste një sekti satanistësh, dhe gjakun e viktimave e kishte ruajtur.

Arsen, siç shkruan noa.al, u deklarua fajtor të premten e kaluar, më 10 mars, për vrasjen e së paku gjashte endacakëve dhe u dënua me 13 vite burg si dhe me gjobë prej 900 mijë rublash, ose rreth 14300 euro, për familjet e viktimave. Për shkak se gjykata e deklaroi me çrregullime mendore ai përfitoi ulje dënimi për krimet e bëra./a.y/noa.al