Transmetuar më 16-03-2017, 16:14

Një telefonatë shokuese nga ana e pronares së një hoteli për policinë. Mandy Miles, pronare e Sirhowy Arms Hotel në Argoed, pranë Caerphilly, të Britanisë së Madhe telefonoi policinë, duke thënë se një klient i tij po hante të dashurën.

“Po e ha, është një kanibal, një vrasës. Nxitoni”, tha gruaja, kur në nëntorin e vitit 2014, duke hapur derën e dhomës së çiftit pa 34- vjeçarin Matthew Williams, duke sulmuar të dashurën e tij Cerys Yemm, 22 vjeçe.

Vetëm ditën e mërkurë kanë dalë detaje shokuese nga telefonata, shkruan ‘Mirror’. Policia ndërhyri pak pas agresionit duke bllokuar Williams me një rrezatim taser.

Ai gjeti vdekjen për shkak të goditjes së fortë të pësuar, ndërsa vajza e re për shkak të plagëve të shkaktuara prej tij, shkruan noa.al.

“Po e kafshonte në fytyrë, po përtypte fytyrën e saj”, tha gruaja. Më tej ajo tregon se dëgjoi fillimisht ulërima dhe më pas pa skenën makabre dhe gjak gjithandej. Duket se Williams vuante nga skizofrenia, dhe krimi dyshohet se është kryer nën përdromin e drogës dhe nën efektin e alkoolit. Dëshmia e gruas u dha në gjykatë, ndërkohë që hetimet për ngjarjen janë ende në vijim./a.y/noa.al