Transmetuar më 15-03-2017, 18:53

Rasti tragjik i Julie dhe Mike Bennet, burrë e grua të cilët gjetën vdekjen prej tumorit pesë ditë larg njëri tjetrit dhe që u fotografuan në spital të kapur prej dore në muajin shkurt, mund të prehen më të qetë.

Falë një peticioni online u mundësua mbledhja e rreth 300 mijë eurove për tre fëmijët e çiftit, por edhe lajmi i shumëpritur, djali i madh Luke 21 vjeç, ka marrë kujdestarinë e vëllait të vogël.

Oliver 13 vjeç, duke qenë se nuk është ende në moshë madhore, është nën kujdestarinë e vëllait Luke dhe do të jetojë me të dhe me motrën Hannah 18 vjeçe, në shtëpinë e prindërve në Irby, në veri të Anglisë.

Historia e familjes, siç shkruan noa.al, u bë e njohur në gjithë botën pas publikimit të fotografisë së çiftit në fund të jetës nga spitali Merseyside Hospital, ku Julie 50 vjeçe dhe Mike, 57 vjeç u fiksuan në çastet e fundit të jetës të kapur prej dore./a.y/noa.al

Burrë e grua të prekur nga kanceri shtrëngojnë duart para se të vdesin