Transmetuar më 15-03-2017, 18:26

Për pak mund të ishte kthyer në një tragjedi të vërtetë. Gjithçka ndodhi në Anyang të Kinës, kur disa palona u ngatërruan në telat e energjisë elektrike. Përpjekjet e zjarrfikësve për t’i shkëputur prej andej shkaktuan një shkëndijë të madhe elektrike.

Zjarrfikësit, u përpoqën që, nëpërmjet një tubi të gjatë, të ulnin poshtë balonat, por ndodhi ajo që duket në video. Për fat të mirë gjithçka përfundoi pa të lënduar.  /k.k/noa.al