Një prej makinave më të njohura në botë, klasike dhe moderne, e bukur, e shpejtë dhe luksoze, mbush 70 vjeç. Është “Ferrari”. Më 12 mars 1947, 70 vite më parë, Enzo Ferrari ndërtoi modelin 125 S, vetura e parë që mban emrin e tij.
Atë ditë provash në rrugët e Maranelos filloi historia moderne e “Ferrari”-t. Gjatë vitit 2017, rreth 60 vende do të presin iniciativat për përvjetorin e “Ferrari”-t, ku në secilin eveniment do të shfaqet modeli bashkëkohor simbol i 70 viteve të markës, “LaFerrari Aperta”.
Festimet do të arrijnë kulmin në fundjavën e 9-10 shtatorit, në Maranelo, që do të shoqërohen nga shumë evenimente që do të përkujtojnë historinë e markës së Kalit.
Por cilat janë makinat “Ferrari” më të famshme ndër vite? Ja disa prej tyre:
458 Italia
Ferrari 250 GT California – 1960
Ferrari 250 GTO – 1962
Ferrari 365 GTB/4 Daytona – 1968
Ferrari Dino 246 GTB – 1969
Ferrari 512 BB – 1976
Ferrari 288 GTO – 1984
Ferrari Testarossa – 1984
Ferrari F40 – 1987
Ferrari F355 Spider – 1995
Ferrari 458 Italia – 2009