Transmetuar më 12-03-2017, 16:00

Ky është horoskopi për ditën e hënë, 13 mars 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Lini mënjanë çdo gjë që nuk i’u leverdis në këtë ditë, punën, projektet, shtëpinë, por edhe personat që i’u bezdisin. Krijoni hapësirë për t’u qetësuar. Duhet të veproni me shumë kujdes, nëse nuk jeni në gjendje të përballoni presionin, të paktën këtë të hënë. E nesërmja mund të sjellë momente më të mira.

Demi

Do t’iu kërkohet të përgjigjeni për disa sjellje tuaja, dhe në vend që të tregoni kokëfortësi, ajo që duhet të bëni është të tregoheni disi i përulur, pasi do të dilni më mirë. Prepotenca juaj, mund të ngjallë pakënaqësi të fortë dhe mund të shkaktojë debate. Nuk jeni të lodhur me keqkuptimet? Ndoshta është momenti që të silleni ndryshe.

Binjakët

Armiqtë tuaj më të vjetër mund t’iu hutojnë keq në këtë ditë… dhe mund të keni shumë të tillë. Një pjesë e fajit është edhe e juaja, që u janë shtuar kaq shumë, por tani është momenti të tregoheni më të fortë. Duhet të arrini të merrni rezultate të kënaqshme, nëse doni që të vlerësoheni nga personat që ju rrethojnë.

Gaforrja

Shumë nga ajo që keni arritur deri më tani, është me siguri shumë interesante, por nuk duhet të ndaleni dhe sidomos, duhet ta ktheni në diçka prodhuese nëse doni të shijoni frytet ekonomike. Sa i takon kënaqësisë personale, duhet domosdoshmërisht të rrisni nivelin e vështirësisë së programeve tuaja, pasi në të kundërt nuk do të merrni admirimin e të tjerëve.

Luani

Gjatë kësaj dite, do të keni disa mendime më shumë, sidomos sa i takon jetës sentimentale. Nuk jeni të sigurtë që keni bërë zgjedhjen e duhur, por nuk doni ta pranoni përpara të tjerëve se keni gabuar. Në këtë moment, duhet të bëni një zgjidhje dhe të vendosni nëse duhet të vazhdoni vetëm, apo me ata që keni zgjedhur më parë.

Virgjëresha

Çdo gjë në kohën e vetë. Gjatë kësaj dite, do jetë më mirë të qartësoni se cilat janë synimet tuaja dhe nisni që të veproni. Keni nevojë për qetësi, nëse doni të realizoni gjithë sa keni premtuar. Personat që do të keni përballë, do t’iu kuptojnë menjëherë dhe do ju mbështesin.

Peshorja

Koha juaj gjatë kësaj dite do të varet vetëm prej jush, në kuptimin që duhet të jeni ju që të vendosni kur dhe si t’i bëni gjërat, por mbi të gjitha kur është momenti për të kaluar tek diçka tjetër. Nëse lejoni dikë tjetër të merret me një projekt tuajin, është si të hiqni dorë nga çdo përgjegjësi, por për rrjedhojë edhe nga meritat.

Akrepi

Dita do të jetë mjaft interesante, por mund të ketë zhvillime të fshehta, sidomos në fushën profesionale, kështu që mundohuni të jeni më të pranishëm dhe të kujdesshëm. Spontaniteti juaj do të jetë pikë force, pasi edhe në momentet që do të ziheni ngushtë, do të veproni lirisht.

Shigjetari

Do të keni mundësi të reja fitoreje gjatë kësaj dite, sidomos nëse kohëve të fundit jeni mjaftuar vetëm me kënaqësi të vogla. Meritat tuaja do të shpërblehen më në fund. Natyrisht duhet të angazhoheni, por kokëfortësia dhe dëshira juaj do bëjë që t’ia dilni më së miri dhe të jeni në lartësinë e duhur.

Bricjapi

Nuk jeni përkushtuar mjaftueshëm në atë që doni të bëni dhe nuk jeni treguar mjaft bindës me disa persona. Tashmë duhet t’ia nisni nga e para, por pa pishman. Në të kaluarën jeni përballur me situata të ngjashme dhe i’a keni dalë. Prova të cilës do i nënshtroheni gjatë kësaj të hëne, do shërbejë për të mos bërë më gabime dhe të mos nënvlerësoni gjërat me të cilat do përballeni.

Ujori

Të gjitha angazhimet tuaja gjatë kësaj dite do të sillen rreth një objektivi, i cili nëse realizohet do ju japë shumë kënaqësi. Gjithsesi nuk do mungojnë momentet e përballjeve. Duhet të vazhdoni të qëndroni të fortë, edhe nëse mbeteni vetëm. Do të jetë një ditë e vështirë, por në fund do i’a dilni.

Peshqit

Nëse mendoni se nuk jeni në kushte për të qenë të lumtur, pse për të kurorëzuar projektet tuaja, e keni gabim. Ajo që ju mungon është bindja. Jeni tepër modest dhe shpesh i nënvlerësoni shumë gjëra. Gjatë kësaj të hëne duhet të tregoni të kundërtën, që jeni të vendosur dhe dini t’i arrini gjërat që doni. Do të hasni shumë pengesa, por nuk duhet të ndaleni. Vetëm kështu do gjeni suksesin që dëshironi./a.y/noa.al