Transmetuar më 12-03-2017, 15:30

Inteligjenca lexohet në sy, kjo pasi madhësia e bebes është një tregues shumë i rëndësishëm për kapacitetin mendor të një personi.

Është kjo ajo që thuhet nga rezultatet e një studimi amerikan të publikuar në revistën shkencore “Cognitive Psychology”.

Studimi i zhvilluar nga Georgia Institute of Technology, përfshiu 512 persona, të cilët i’u nënshtruan një sërë testimeve, për të matur memorien e tyre në punë, inteligjencën e tyre, arsyetimin si dhe logjikën e ndjekur për zgjidhjen e problemeve në situata të ndryshme. Rezultoi se personat që merrnin pikët më të larta në këto testime, kishin beben e syrit më të madhe, në raport me personat që kishin rezultate më të dobëta në testime, shkruan noa.al.

Studiuesit thonë se është e mundur që mes përmasës së bebes dhe inteligjencës të ketë lidhje raporti që bebja ka me trurin, nëpërmjet një zone komunikimi direkte, locus coeruleus, aktiviteti neural i të cilës është i lidhur me ndryshimin e përmasave të bebes./a.y/noa.al