Transmetuar më 11-03-2017, 15:49

Ky është horoskopi për ditën e diel, 12 mars 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje. 

Dashi 

Dita nuk do të nisë në mënyrën më të mirë të mundshme, ndaj do të detyroheni të ndryshoni planet. Këshillohet që të mos mërziteni, pasi janë gjëra që ndodhin. Gjatë pasdites gjërat do ecin më mirë dhe në mbrëmje do keni mundësi të relaksoheni si dhe të përmirësoni humorin, në sajë të miqve tuaj më të dashur. Financat do përmirësohen ndjeshëm.

Demi 

Kjo e diel nuk do ju krijojë shqetësime. Në mëngjes do të merreni me disa detyra, ndërsa pasditja do jetë relaks total. Sa i përket dashurisë, raporti me partnerin/en do jetë i qetë, por mundohuni të bëni më shumë kujdes ndaj kërkesave të tij, pasi në të kundërt rrezikoni që ta humbni. Personat të cilët janë vetëm, sot do kenë një ditë të mirë dhe të mbushur me takime interesante. Shfrytëzojini.

Binjakët 

Kjo ditë do të jetë e mbushur me ulje ngritje. Në mëngjes do t’iu duhet të merrni një vendim të rëndësishëm lidhur me raportin në çift. Mendohuni mirë para se të vendosni, sepse një hap i gabuar mund të sjellë pasoja. Sa i takon situatës financiare po kaloni një moment të keq, por shumë shpejtë do vijë zhvillimi pozitiv. Shëndeti paraqitet i mirë.  

Gaforrja 

Do të kaloni një ditë shumë pozitive. Do të merrni një lajm që do ju lumturojë dhe do ju përmirësojë ndjeshëm humorin. Sa i përket dashurisë, favorizohet raporti në çift dhe takimet e reja për ata që janë vetëm mund të sjellin ndryshime në jetën e tyre dashurore. Situata financiare po shkon drejt përmirësimit, nuk keni përse të shqetësoheni.

Luani 

Kjo e diel nuk do jetë aspak pozitive për të lindurit e shenjës së luanit. Ndërsa shpresonit se më në fund do pushonit, do ju duhet të zgjidhni një problem familjar i cili do ju mbajë në tension për orë të tëra. Mos u trembni pasi çdo gjë do shkojë në normalitet shumë shpejtë. Sa i takon dashurisë, parashikohen debate me partnerin/en. Mundohuni të ruani qetësinë dhe çdo gjë do të zgjidhet lehtësisht. 

Virgjëresha 

Do të keni një ditë më se të qetë, ndaj mundohuni që ta shfrytëzoni dhe të merreni me partnerin/en tuaj të cilin e keni lënë disi pas dore, për shkak të angazhimeve të shumta të punës. Kjo nuk është dita ideale për të bërë blerje të kushtueshme, pasi nuk do keni kthjelltësinë e duhur për të marrë vendim. Shëndeti paraqitet i mirë, por bëni kujdes me ato që hani. 

Peshorja 

Pritja e gjatë lidhur me përgjigjen për një vend pune do ju bëjë shumë nervoz. Mundohuni që tensionin tuaj të mos e shfryni tek partneri/ja. Gjatë pasdites do të gjeni pak qetësi në shoqërinë e miqve tuaj të dashur, ndërsa në mbrëmje do të merrni pjesë në një event familjar, por nuk do jeni në humorin e duhur dhe mund të refuzoni. Financat do jenë të mira.

Akrepi 

Do t’iu duhet të zbuteni dhe të tregoheni të mirëkuptueshëm për të marrë atë që doni. Nuk do jetë e lehtë për ju, por në disa raste nuk do bëni ndryshe. Sa i përket punës pritshmëritë janë të mira dhe çdo gjë do jetë e qetë. Një miqësi e re mund të mbushë ditën tuaj, tregohuni të vëmendshëm pasi mund të shndërrohet në më shumë se aq. 

Shigjetari 

Mund ta gjeni veten në një situatë aspak të pëlqyeshme, pasi ajo që mendonit se ishte vetëm miqësi, mund të shihet ndryshe nga personi tjetër tek i cilit besonit. Beqarët do të kenë mundësi të mira flirtimesh dhe njohjeje, nëse duan ndryshime bëjnë mirë t’i shfrytëzojnë. Situata ekonomike paraqitet e mirë, por mund të keni shqetësime të vogla me shëndetin. 

Bricjapi 

Në programin e ditës tuaj është relaksi në shtëpi, por do të ndodhin zhvillime që do ju detyrojnë të dilni dhe të bëni disa blerje që kanë rëndësi për njerëzit tuaj të dashur. Gjatë pasdites do gjeni kohë për të pushuar dhe në mbrëmje do të kaloni momente harmonike me partnerin/en. Ata që janë vetëm do preferojnë të mbajnë ende këtë status edhe për pak kohë. 

Ujori 

Kjo e diel nuk do të harrohet lehtë për shumë nga të lindurit e kësaj shenje të cilët do arrijnë të realizojnë një ëndërr të tyre, në fushën e ndjenjave ose të punës. Fati do të jetë në anën tuaj, sidomos për çështjet ekonomike, duke mbyllur një kontratë prej së cilës do fitoni shumë para. Intuita juaj nuk do të gabojë, mos u tërhiqni. 

Peshqit 

Dita do të jetë e mbushur me aktivitete dhe do të merrni pjesë me entuziazëm në një nismë të organizuar nga partneri/ja juaj. Duke kaluar më shumë kohë bashkë, do përmirësoni raportin tuaj në çift. Krijimtaria jua do jetë maksimale, duke marrë vlerësimin dhe vëmendjen e miqve tuaj. Situata ekonomike do jetë më se pozitive./b.l/noa.al/