Transmetuar më 10-03-2017, 22:22

Shtatorin e kaluar Facebook testoi Messenger Day në Poloni. Por tashmë rrjeti social thotë se kjo e re është në të gjithë botën si për Android dhe për iOS.

Është mjaft e thjeshtë. Përdor kamerën në Messenger për të shkrepur foto apo video, shton tekst, doodle, animime, apo filtra faciale, dhe këtë përmbajtje e hedh në një pako të vogël dixhitale, (“Dita” (Day) juaj), ku të gjithë apo disa miq tuaj kanë akses.

Më pas ajo fshihet vetë pas 24 orësh. Ka qenë Snapchat i pari që përdori këtë karakteristikë, e pas tij Instagrami e WhatsApp, dhe tashmë Messenger. Sipas The Verge, Facebook vazhdon të kopjojë rivalin e saj Snapchat.