Transmetuar më 08-03-2017, 12:37

Një mëngjes ndryshe me vajzat dhe gratë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në zyrën e Ministres së Integrimit, Klajda Gjosha.

Kështu zgjodhi ta nisë ditën në këtë 8 mars, kryetari i LSI, Ilir Meta. Mes urimesh dhe shkëmbimit të energjisë pozitive, Meta vlerësoi dhe shprehu mbështetjen më maksimale për shpirtin human e luftarak të grave dhe vajzave, forcën e tyre, përkushtimin, jo vetëm për familjen por edhe për të ardhmen europiane të vendit.

Kryetari i LSI-së tha se sfidat janë më të lehta kur gratë fuqizohen dhe se roli i tyre në shoqëri ka shumë peshë kur ato janë bashkë në çdo kauzë.

“Sepse sfidat janë më të lehta për t’u kapërcyer kur vajzat dhe gratë fuqizohen. Sepse i roli i tyre në shoqëri ka më shumë peshë kur ato janë bashkë për një kauzë të caktuar. Gëzuar 8 marsin!”, u shpreh Meta në këtë ditë feste.