Transmetuar më 06-03-2017, 11:27

Përmet, 6 mars 2017, NOA.al- Dalin detaje të reja lidhur me krimin horror të ndodhur të dielën në Këlcyrë, ku një i ri i cili u përfol me probleme mendore theri me thikë fqinjin e tij.

I dyshuari është ish- komandoja Alban Voda, 30 vjeç, banues në fshatin “Ujëmirë”, Këlcyrë, i cili ka shërbyer dy herë me mision në Irak.

Policia bën me dije se pas një sherri për motive të dobëta, ai ka goditur me thikë fqinjin e tij Nesim Hoxha, 66 vjeç, banues në fshatin “Ujëmirë”, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Disa minuta pas ngjarjes është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit nga ana e policisë.

Ndërkohë nga hetimet e kryera rezulton se Voda vuante nga depresioni, por nuk ka qenë person problematik për shërbimet e policisë dhe nuk ka qenë i evidentuar me kartelë mjekësore nga spitali, ndryshe nga sa u pretendua.

I riu akuzohet për veprën penale “Vrasje me paramendim”, ndërsa në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Përmetit./a.y/noa.al 

I preu kokën fqinjit, ja kush është ish-komando shqiptar

Tmerr në Këlcyrë, i riu me çrregullime mendore i pret kokën 66-vjeçarit