Transmetuar më 02-03-2017, 13:47

Gazeta e njohur britanike "The Weekly Observer", në një artikull të botuar së fundmi ka reklamuar vendin tonë duke e quajtur atë "thesarin e fshehur të Europës".

Shumë prej jush mund të mos kenë dëgjuar për një shtet të vogël që gjendet në Europën Juglindore, por nëse jeni gati të provoni ushqim të shijshëm dhe të shijoni rivierën e jashtëzakonshme, Shqipëria ka shumë për të ofruar. Shteti ish-komunist është reklamuar kohët e fundit në revista të ndryshme prestigjioze në mbarë botën dhe kjo për një arsye. Moti atje është i shkëlqyer, ushqimi kushton pak dhe bregdeti është i mahnitshëm.

Zgjidhni mënyrën si do të udhëtoni

Me aeroplan udhëtimi zgjat vetëm 1 orë nëse niseni nga kryeqyteti i Italisë, Roma, por në qoftë se doni një udhëtim më aventuresk, mund ta vizitoni Shqipërinë me makinë ose me traget.

Shqipëria ka shumë për të ofruar, kështu që nëse ju jeni me një buxhet të limituar dhe jeni në kërkim të argëtimit, mund ta realizoni këtë duke shpenzuar vetëm rreth 500 dollarë për 10 ditë (duke përfshirë ushqimin, transportin dhe akomodimin).

Qytetet kryesore që duhen vizituar

Tirana- Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Shqipërisë ka shumë për të ofruar për çdo lloj turisti.

Saranda- Ndodhet në jug të Shqipërisë dhe është e njohur për ujërat e saj të thellë blu të detit Jon dhe ofron ushqim të shkëlqyer.

Shkodra- Qyteti i biçikletave. Mos u largoni nga qyteti pa vizituar Kalanë e Rozafës.