Transmetuar më 28-02-2017, 20:19

Departamenti amerikan e Shtetit ka reaguar përmes një deklarate për situatën e krijuar në Maqedoni. SHBA-të ftojnë liderët politikë që të formojnë qeverinë e re pa asnjë vonesë në pajtim me Kushtetutën dhe aspiratat e vendit për anëtarësimin në BE dhe NATO.

"Formimi i Qeverisë së re të fokusohet në studimin e së drejtës dhe implementimin e reformave përmes së cilës do t’i jepet fund krizës e cila ka dëmtuar zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit si dhe integrimin euroatlantik", thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Njëkohësisht SHBA-të ftojnë të gjitha partitë që mbi të gjitha të vendosin interesat e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, të punojnë në mënyrë konstruktive dhe në tërësi t’i zbatojnë detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Përzhinës.