Transmetuar më 20-02-2017, 12:28

Sa herë ju ka ndodhur të teshtini disa herë rresht, para se të qetësoni hundën më në fund? Sipas shkencës një rritim i bezdisshëm në hundë, çon në tre teshtima rresht.

Shkencëtarët shpjegojnë se teshtima është një nxjerrje e fuqishme e ajrit nga mushkëritë, për shkak të një presioni me 160km/h dhe që nxjerr jashtë 2000 deri në 5000 baktere, gjë që ndodh si pasojë e një alergjie apo irritimi të caktuar. Ndodh që të teshtimë për shkak të një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes, sepse kemi ftohtë, alergji apo prej irritimeve të tjera.

Elementët irritues nuk janë të vetmit që shkaktojnë teshtimë, pasi disa persona vuajnë nga teshtima reflekse, që shkaktohen prej dritave të forta.

Si funksionon teshtima?

Praktikisht ne kemi një nerv, nervin trigemin, i ndërtuar nga fibra të ndjeshme, të cilat arrijnë mukozën e hundës, të cilët kur stimulohen nga agjentë të jashtëm aktivizohen dhe dërgojnë sinjale në muskuj të ndryshëm si diafragma, laringu dhe faringu dhe reagojnë me një presion të fuqishëm, përmes teshtimës.

Por pse ndodhin tre teshtima?

Për të shpëtuar nga një “agjent irritues”, pikë së pari duhet boshatisur hunda (teshtima e parë), më pas duhet afruar në hundë (teshtima e dytë) dhe më pas duhet nxjerrë jashtë (teshtima e tretë).

Pse nuk duhet mbajtur teshtima

Në këtë mënyrë krijohet presion në sinuse, i cili i shtyn agjentët e sëmundjes në sinuse apo madje në drejtim të veshit të mesëm. Aty mund të krijohet një inflamacion. Vetëm kush tështin me një ‘apshu’ të fortë, largon mikrobet nga hunda. Megjithatë, duhet që personi i sëmurë të bëjë kujdes gjatë teshtimës duke kthyer kokën në anën tjetër dhe duke përdorur një shami hundësh. Përndryshe viruset përhapen në të gjithë ambientin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd