Transmetuar më 17-02-2017, 11:57

“Bolton Strid” në shikim të parë duket si një përrua i parrezikshëm, por në fakt ai është një kurth klasik i krijuar nga natyra. Nën sipërfaqen e qetë të ujit ndodhet rrjedha e shpejtë, ndërsa thellësia e tij nuk është matur ndonjëherë.

Pa marrë parasysh nëse njerëzit kanë shkelur rastësisht apo qëllimshëm në këtë përrua, një gjë është e qartë, askush nuk ka dalë i gjallë prej aty. Shkalla e vdekshmërisë në këtë përrua është 100%.

"Bolton Strid", në fakt, është vetëm një pjesë e lumit të parrezikshëm, Wharfe, i thellë 6 metra, i cili rrjedh nëpër Yorkshire të Anglisë. Mirëpo, kur ky lumë vjen pranë abacisë së Boltonit, duket sikur ndërron anën dhe gjerësia e tij bëhet përnjëherë thellësia e tij.

Në këtë zonë, lumi Wharfe (ku njihet me emrin Bolton Strid dhe ku e quajnë përrua dhe jo lumë) është i gjerë deri në 2 metra, prandaj dhe duket si një përrua i zakonshëm mirëpo rryma e ujit është shumë e fortë, ndërsa thellësia, ende e panjohur.

Edhe pse pranë përroit ekzistojnë shumë shenja që paralajmërojnë rrezikun, herë pas here shënohen rastet kur njerëzit bien në të, por, fatkeqësisht, asnjëherë nuk është shënuar ndonjë rast që dikush të ketë shpëtuar.

Shumëkush mashtrohet duke menduar se ky është një përrua i zakonshëm të cilin dhe mund ta kapërcejë, por rastet e vdekjeve në të janë të shumta supozohet me dhjetëra. Siç shkruan bw, një tjetër enigmë ndërkaq, është se, asnjë trup i atyre njerëzve që kanë rënë në ujë, nuk është gjetur ndonjëherë.