Transmetuar më 13-02-2017, 18:59

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në raportin e fundit të publikuar, konstaton se përhapja e ideologjive ekstremiste dhe rekrutimi i qytetarëve të Kosovës për ekstremizëm apo terrorizëm po bëhet në banesa private dhe jo në xhami.

Përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës thonë se hapësira për ta është ngushtuar dhe se për terrorizëm islam flasin njerëz që nuk janë kompetent apo që nuk kanë njohuri fetare.

Raporti i QKSS i titulluar, “Matja e gjendjes aktuale të përfshirjes së komunitetit dhe institucioneve në përballjen me ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë”, vë në pah se 70 për qind e qytetarëve të anketuar besojnë që ekstremizmi i dhunshëm është kërcënim i madh i sigurisë nacionale. /noa.al