Transmetuar më 11-02-2017, 19:12

Ajo quhet Julie Bennet, është nënë e tre fëmijëve dhe vitin e kaluar mësoi se është e prekur nga kanceri. Si të mos mjaftonte fati i keq ndoqi edhe një pjesëtar tjetër të familjes. Pak muaj më pas, edhe bashkëshorti i saj Mike u përkeqësua nga e njëjta sëmundje, nga e cila ishte diagnostikuar katër vite më parë, por që dukej se ishte zhdukur për shkak të kurave.

Një fotografi prekëse e shkrepur nga fëmijët, e tregon çiftin në fund të jetës në spital, teksa shtrëngojnë duart për të fundit herë.

Çifti anglez nga Liverpool, u fotografua pak para se Mike të ndërronte jetë në 6 shkurt. Fëmijët Oliver 13 vjeç, Hannah, 18 vjeç dhe Luca 21 vjeç, fotografuan deri në çastet e fundit dashurinë që i lidhte dy prindërit e tyre.

“Do e ruajmë këtë fotografi përgjithmonë”, thanë ata. Ndërkohë miqtë e çiftit i premtuan Julie se do kujdesen për tre fëmijët e tyre dhe për këtë arsye kanë nisur një fushatë online për mbledhjen e fondeve, shkruan noa.al.

Mike Bennet 57 vjeç, u diagnostikua nga tumori në kokë në vitin 2013, por gjendja e tij u përkeqësua keq muajve të fundit.

Në muajin mars, Julie bëri nj vizitë, ku zbuloi se ishte prekur nga tumori në mëlçi dhe veshkë. Gruaja ju nënshtrua një sërë ciklesh kimioterapie, por njëlloj si për të shoqin, edhe për të nuk ka shpresë.

Sipas mjekëve, gjendja e saj është shumë e rëndë dhe ajo mund të vdesë brenda pak muajsh./a.y/noa.al