Transmetuar më 07-02-2017, 22:23

Për Albin Kurtin, ish kreun e “Vetëvendosjes”, Tirana zyrtare po mban një qëndrim më të avancuar se Prishtina për konfliktin Kosovë-Serbi.

Deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama, se nëse Serbia cenon 1 cm të territorit tonë, Shqipëria e Kosova do të jenë gati t’i përgjigjen, duket se ka gjetur përkrahjen e “Vetëvendosjes”.

Sipas “rebelit” të politikës kosovare, kundër Serbisë reagimi duhet të jetë si komb, transmeton Shqiptarja.com. Konflikti mes Kosovës dhe Serbisë lindi pas ndalimit në kufi të një treni serb me mbishkrimin “Kosova është Serbi” vizita dhe deklaratat e Ramës në Kosovë ngjallën reagime në Beogradin zyrtar.