Transmetuar më 29-01-2017, 22:29

Një grua nga Rubiku, e besimit katolik ka rrëfyer të “E Diela Shqiptare” , tmerrin që ka përjatuar në martesën me një biznesmen nga Tetova, dhe sesi jeta e saj u kthye në ferr.

Ajo tha se kishte prishur një fejesë me shkuesi më parë dhe pranoi për shkak të mentalitetit që të martohej me biznesmenin shqiptar në Tetovë.

 Në fillim ajo mbulohet se kështu e donte feja e burrit.

“Pranova se ne shqiptarët e Shqipërisë jemi tolerantë. Për hatër të fesë së burrit pranova të mbulohesha”, thotë ajo.

Më tej ajo tregon se bashkëshorti i saj kishte qenë më parë i martuar, por ishte ndarë se nuk lindte dot fëmijë.

Mirëpo, ai ribashkohet edhe e sjell gruan e parë në shtëpi. “E thërrisnim njëra-tjetrën ortake”, thotë ajo, duke treguar se gruaja e parë e bashkëshortit nuk sillej mirë me të.

Më pas, gruaja tregon se lindi një vajzë dhe pas saj edhe dy vajza të tjera. “Herën e tretë më ka marrë nga Materniteti një shitëse e butiqeve që ai kishte. Nuk më erdhën të më shihnin fare. Madje vjehrra më tha se të morëm nga Shqipëria dhe nuk na dhe një djalë”, thotë ajo me lot në sy.