Transmetuar më 15-01-2017, 16:32

Femrat që paguhen për t’u shoqëruar për para dhe jetë luksi me meshkuj të moshave të ndryshëm, i njohur ndryshe si profesioni i “sheqerkave”, është përhapur gjerësisht kohët e fundit.

Një modele britanike, India Irving, ka rrëfyer se është shoqëruar edhe me meshkuj të moshës deri në 86-vjeç, duke mos vënë kufij.

Vajza  nga Londra thotë se ka fituar 30 mijë paund në dy vitet e fundit, përveç jetës së luksit që ata i ofrojnë.

“Jam rritur e varfër dhe po e shijoj këtë jetë luksi. Por meshkujt me të cilët shoqërohem nuk kërkojnë seks me çdo kusht, vetëm kur të dy e ndjejmë”, tregon ajo.