Transmetuar më 12-01-2017, 10:29

Sarandë, 12 janar 2017, NOA.al- Dita ditës sa vijnë e shtohen rastet e viktimave të cilët kanë humbur jetën prej të ftohtit.

Mëngjesin e sotëm në Sarandë, rreth orës 09:02, është gjetur një person i pajetë në hyrje të banesës së tij.

Kanë qenë familjarët ata që në lagjen nr.4 Sarandë, në hyrje të banesës së tij private kanë gjetur të pajetë, 61- vjetarin Xhezair Telo.

Nga veprimet e para hetimore, në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera, ndërsa dyshohet se i ndjeri ka ndërruar jetë nga i ftohti.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të vdekjes. Mësohet se viktima punonte në kapitanerinë e portit të Durrësit./a.y/noa.al