Transmetuar më 11-01-2017, 17:51

Një tjetër person ka humbur jetën në Durrës si pasojë e temperaturave të ulëta. Viktima është një 67-vjeçare e cila u gjet e pajetë brenda banesës së saj nga forcat e zjarrfikësve.

Këta të fundit i kanë ardhur në ndihmë kërkesës së djalit të viktimës i cili i shqetësuar për të ëmën e cila nuk i ishte përgjigjur telefonatës së tij, kishte kërkuar ndihmë pasi nuk mund të hapte derën e blinduar.

Autoritetet do të bëjnë ekspertizën mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet për shkak të të ftohtit, pasi në banesën e viktimës nuk u gjend asnjë mjet ngrohëse.

E moshuara kishte humbur jetën prej 3 ditësh. Kjo është viktima e dytë në qytetin e Durrësit e cila ndërron jetë nga i ftohti. /noa.al/