Transmetuar më 08-01-2017, 18:39

Një person i moshës 52 vjeçare ka ndërruar jetë pasditen e sotme në fshatin Herticë të Komunës së Podujevës në Kosovë.

I ndjeri ka qenë ka qenë duke shkuar për në vendin e tij të punës, së bashku me një kolegun e tij, ku punonte si roje në fshatin Herticë të Podujevës.

Referuar mjekut kujdestar, mediat vendase shkruajnë se ai ka pësuar atak në zemër.

Trupi i tij ka qëndruar për disa orë në vendin e ngjarjes në pamundësi të mbërritjes së ekipeve të emergjencës në vendin ku ka ndodhur vdekja e 52 vjeçarit.

Është dashur që disa banorë të zonës, ta zhvendosin trupin e punëtorit të kompanisë telefonike në Kosovë deri tek ekipet e emergjencës.

Trupi i tij është dërguar në morg për ekspertizë të mëtejshme.