Transmetuar më 06-01-2017, 00:14

Një sinjal misterioz, i cili vinte nga thellësia e universit më në fund i është zbuluar edhe burimi prej nga vinte.

Prej vitit 2007, sinjalet e shpejta të radios janë dëgjuar 18 herë dhe kanë qenë një pazëll për shkencëtarët nga momenti i parë që kanë vënë re sinjalin. Askush nuk e di se çfarë e provokon këtë sinjal dhe hamendësimet janë të shumta, si: dridhje të një ylli të madh apo edhe nga alienët.

Këto sinjale të quajtura FRB janë valë të fuqishme por shumë të shkurtra radioje, ato nuk zgjasin më tepër se sa një milisekondë.

Herën e parë që ky sinjal u identifikua në 2007, u realizua nga teleskopët Parkers në Australi. Prej këtij momenti ato janë dëgjuar edhe 17 herë të tjera, por vetëm një prej tyre ka qenë ripërsëritur.

Pikërisht ky sinjal është studiuar për 6 muaj nga shkencëtarët të cilët kanë arritur që të gjejnë edhe vendndodhjen e saktë se prej nga vinte ky sinjal, shkruan TCH.

E mesa duket  ata kanë arritur të identifikojnë edhe vendndodhjen se nga vinte edhe ky sinjal. Sipas shkencëtarët sinjali vjen nga galaktikë xhuxhe, e cila ndodhet 3 miliardë vite dritë larg.