Transmetuar më 04-01-2017, 19:43

Duke gjykuar nga teoricienët e specializuar për fundin e botës dhe profecive të fisit Maja, Tokës mund t’i ndodhë një fatkeqsi e madhe pasi trupi misterioz kozmik, një opozitë binare e Diellit, do të godasë planetin tonë.

David Meade, autor i librit “Planeti X – ardhja në vitin 2017”, beson se yll i madh i vdekjes, që e sjell me vete planeti Nibiru, do të fshijë Tokën në tetor të këtij viti, shkruan “Daily Mail”.

Ai pretendon se planeti është vështirë për t’u parë për shkak të këndit me të cilin i afrohet Tokës, por se ardhja e tij është e pashmangshme, shkruan lajmi.net. Në librin e tij, këtë skenar ai e mbështet në prova të shumta shkencore dhe astronomike, edhe pse lexuesit paralajmërojnë se pas dyzet faqeve të para, autori bëhet tepër fetarë dhe apokalipsin e shpjegon me fjalinë: Perëndia tha kështu në Bibël.

Eksperti Robert Vicino, tha për “Daily Mail” se profecia mund të jetë e vërtetë dhe tregon se si elita e botës ka kohë që është duke u përgatitur për fundin.

“Nuk ka dyshim se (Nibiru) po vjen. Do të jetë me përmasa epike, si në Bibël”.

Vicino është pronar i kompanisë që po ndërton bunkerë nëntokësore, që do të mbronin jetën njerëzore nga pasojat e goditjes shkatërruese në sipërfaqen e Tokës.

Megjithatë, komuniteti shkencor nuk është i bindur për ekzistencën e planetit Nibiru, të cilin NASA kurrë nuk e ka gjetur në hartën e universit.

Përveç kësaj, Nibiru ishte përmendur në fillim të vitit 2012, kur, si pjesë e profecisë majane, Toka është dashur që të përjetojë apokalipsën, dhe më pas në vitin 2015, kur fundi i botës gjithashtu duhet të fshinte specien njerëzore.