Transmetuar më 30-12-2016, 22:20

Njerëzimi mund të jetë në prag të zbulimit të jetës jashtëtokësore, pretendon një shkencëtar.

Doktor Simon Foster, një fizikan nga Imperial College në Londër beson te “Cassini”, raketa e eksplorimit që studion planetin e Saturnit dhe hënat e tij, mision që mbaron në shtator të vitit 2017.

Dhe ai beson pikërisht se nga ky mision i NASA-s do të sjellë “zbulimin e madh”.

“Ajo që është interesante është se, një nga hënat e Saturnit, ‘Enceladus’, është një hënë e akullt dhe kjo të jep mundësinë e kërkimit të jetës”, citohet Foster nga britanikja “Daily Star”, në një artikull të publikuar këtë të premte.

“Përqendrimi ka qenë në Mars dhe unë mendoj se në hëna si Enceladus dhe Europa, ka një perspektivë të mirë për të gjetur jetën”, ka shtuar ai.