Transmetuar më 29-12-2016, 18:50

Lidhjet me distancë të largët janë të vështira, dhe jo vetëm për lidhjen shpirtërore, por keni zero mundësi dhe për intimitet fizik.  Dhe kjo është e trishtë.

Shkencëtarët e Imagineering Lab në City University London mendojnë se mund të zgjidhin këtë problem me pajisjen e tyre të re, të quajtur Kissenger. Pajisja imiton puthjen reale duke ushtruar presion mbi sensorin, por vetëm kaq, pasi nuk ka simulim të gjuhës.

Kissenger kombinohet me një aplikacion mesazhesh që i jep mundësinë përdoruesit të dërgoj një puthje duke iu përgjigjur ekzaktësisht marrësit në Kissenger. Pjesa e buzës në pajisje është bërë prej silikoni, shkruan tch. Por sa  mund të quhet kjo si një puthje e rregullt, thotë The Verge. Por ndoshta pajisja e silikonit ku vendos buzët mund t’ju bëjë të ndiheni mirë kur e dini që ajo vjen nga dashuria juaj.

Skuadra ka krijuar një version për iOS që lidhet me pajisjen nëpërmjet vendit të kufjeve. Do të jetë problem nëse iPhone i ri nuk do të ketë një të tillë, por ku i dihet? Ndoshta në të ardhmen Kissenger ju jep mundësinë të puthni të dashurin, mamin apo edhe njeriun e famshëm që ju pëlqen, në largësi.