Transmetuar më 26-12-2016, 23:09

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Kosovë.

Një person ka mbetur i plagosur gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 20:00, në lagjen Kalabria në Prishtinë, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Lajmi raportohet nga mediat kosovare, të cilat nuk japin detaje tjera rreth gjendjes në të cilën ndodhet i plagosuri.

Policia e Prishtinës ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen dhe punën për kapjen e autorëve.