Transmetuar më 18-12-2016, 18:34
Ekspertët besojnë se brenda 10 vitesh njerëzit do të jetojnë në hënë, ndwrsa Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) ka publikuar disa pamje të cilat tregojnë se si do të dukej jeta mbi të.
Shkencëtarët besojnë se nën krateret e hënës në polin verior të saj, ka ujë të ngrirë.
Temperaturat në hënë mund të shkojnë deri në -200 gradë celsius, por ekspertët besojnë se një fshat hënor mund të ndërtohet duke përdorur minerale dhe materiale të gjetura në sipërfaqen e hënës.
ESA thotë më tej se shenjat e ujit në hënë janë gjetur nëpërmjet një asteroidi.
Dërgimi i njerëzve në hënë do të mundësonte dërgimin e njerëzve edhe në Mars.