Transmetuar më 17-12-2016, 17:21

Njerëzimi është i rrezikuar nga asteroidët dhe kometat, nëse do të goditej prej tyre.

Deklarata është dhënë nga një shkencëtar i NASA-s, i cili punon në Qendrën "Godard" për fluturime hapësinore.

"Problemi më i madh është se nuk mund të bëjmë thuajse asgjë në një rast të tillë", thotë Joseph Nat.

Në takimin vjetor të gjeofizikanëve, ai deklaroi se zhdukjet masive ndodhin çdo 50 deri 60 milionë vjet.

"Mund të thuhet se një gjë e tillë pritej të ndodhte, por gjithsesi nuk mund të parashikohet", thotë ai.

Toka u shfaq e rrezikuar në vitin 1996, kur kometa Shoemaker-Levy kishte goditur Jupiterin.

E njëjta gjë kishte ndodhur edhe në vitin 2014, kur kometa kaloi tepër afër Marsit.