Transmetuar më 12-12-2016, 00:30

VMRO-DPMNE pretendon se ka fituar zgjedhjet në Maqedoni, duke vlerësuar se dje më 11 dhjetor ndodhi fitorja e dhjetë me radhë e kësaj partie që prihet nga ish kryeministri Nikola Gruevski.

Zyrtari i kësaj partie, Vllatko Gjorçev tha në një dalje për mediat se rezultati tregon se për koalicionin e kryesuar nga VMRO-DPMNE kanë votuar 390.000 shtetas të Maqedonisë, ndërsa LSDM ka marrë 370.000 vota, ose 20 mijë vota më pak nga partia e Gruevskit.

Vllatko Gjorçev shtoi se rezultati mund të ndryshojë duke e thelluar fitoren e VMRO-DPMNE përballë opozitës, me numërimin e plotë të votave.

"Populli ynë sërish fitoi. Maqedonia i kundërshtoi skenarët e zinj. Qytetarët e Maqedonisë treguan se shteti qëndron në këmbë. VMRO edhe krahas asaj që ndodhi, në këto zgjedhje fitoi", theksoi Gjorçev.

Ai vlerësoi se VMRO-DPMNE ka fitore bindëse te trupi votues maqedonas dhe bashkësitë e tjera etnike, si turq, vllehë, serbë, boshnjakë, kurse siç tha ai, LSDM ka arritur të marrë shumë vota në mjediset shqiptare. 

REZULTATET E ZGJEDHJEVE NE MAQEDONI, NE KOHE REALE

Opozita në Maqedoni thotë se ka fituar në zonat urbane

Ahmeti thotë se BDI ka fituar, por shqiptarët kanë humbur

Të dhënat e fundit zyrtare mbi rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni

Zgjedhjet në Maqedoni, rezultat dërrmues për shqiptarët me 100 mijë vota më pak