Transmetuar më 25-11-2016, 01:53

Përbërësit për krepa:

4 vezë, 3 filxhan çaji qumësht

2 filxhan çaji miell

1 filxhan çaji ujë

Përgatitja e krepave:

Përbërësit e mësipërm përzihen derisa të krijohet një masë homogjene, pastaj krepat piqen në një tigan të sheshtë

Mbushja:

20 feta pariser me trashësi mesatare

20 feta djathë pice

5 vezë

3-4 kokrra qepë të grira hollë

1 filxhan çaji qumësht

Djathë kaçkavall të grirë

Në një tigan hedhim vaj ulliri dhe qepët e grira, rrahim vezët, i shtojmë në tigan dhe pjekim një omëletë.

Në çdo krepë shtrojmë një fetë djathë, një fetë pariser dhe pak nga omëleta.

Palosim krepat, i vendosim në një tepsi, hedhim filxhanin e qumështit, djathin e grirë dhe i fusim në furrë për 20 min. në temperaturën 180°.