Transmetuar më 25-11-2016, 01:40
Përbërësit
125 gr salcë kosi
kripë
4 lugë gjelle vaj
4 lugë gjelle qumësht
1 vezë
250 gr miell
1 e bardhë vezë
kremviçe e tymosur
Përgatitja
Në një tas të madh përziejmë miellin, kripën, salcën e kosit, yndyrën, 1 kokërr vezë.
Pasi e keni bërë brumin lëreni për 10 ose 20 minuta.
Nxehni furrën në 2500C.
Hapni brumin petë të hollë dhe priteni në formë drejtkëndëshi.
Në çdo drejtkëndësh vendosni kremviçe të tymosur me djathë dhe nëse dëshironi edhe kaçkavall të butë.
I mbështillni drejtkëndëshat në role, vendosini në tepsi, lyeni me të bardhë vezë, spërkateni me qumësht dhe piqini në furrë.